Nëpunësi civil, Basha: Shtyrja e ligjit atentat ndaj shtetit ligjor

Report TV 2015-08-21

Views 0

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar para fillimit të seancës parlamentare. Në fjalën e tij para deputetëve të PD-së Basha akuzoi kryeministrin Rama se po tenton të shtyjë ligjin për Nëpunësin Civil. "Mesazhi i Ramës është se ligji jam unë"- tha Basha para deputetëve të grupit PD.

"E ftoj Edi Ramën që të largohet nga ky atentat ndaj shtetit ligjor. PD dhe opozita janë të vendosura të mbrojnë me çdo çmim vlerat e krijuara gjatë këtyre viteve në administratën publike", tha Basha gjatë fjalës së tij në grupin parlamentar.

Share This Video


Download

  
Report form