Plombat e kuqe dhe shiritat e verdhë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) me shenjën "E mbyllur nga DAP", kanë mbyllur me qindra dyqane në tërë shtetin. Janë mbyllur restorante, kafiteri, dyqane për ushqim, tekstil, këpucë. Punonjësit tatimorë thonë se kanë nisur aksionit më të madh dhe të pamëshirshëm për të gjithë ata që nuk i respektojnë Ligjet. Ata paralajmërojnë kontrolle çdokund duke filluar nga dyqani më I vogël.
"Mos- dhënia e llogarive të arkës fiskale ose teprica e qarkullimit në arkë dhe lëshime tjera konstatuan inspektorët gjatë kontrollimeve që bënë ditëve të kaluara. Nëpër tërë shtetin janë mbyllur një numër i madh i dyqaneve".
Në terren punojnë 150 inspektorë tatimorë, të cilët prej fillimit të muajit mbyllën me qindra objekte afariste. Kështu në 21 Veles janë mbyllur, 41 në Strumicë, 23 në Gjevgjeli, 29 në Kumanonë, 69 në Shkup, 19 në Tetovë dhe 20 në Prilep. Mirëpo, aksioni vazhdon edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Objektet e mbyllura nga DAP
Veles 21
Strumicë 41
Gjevgjeli 23
Kumanovë 29
Shkup 69
Tetovë 19
Prilep 20
"Pavarësisht nga veprimtaria, në mënyrë selektive do të kontrollohen objektet afariste se a japin llogari fiskale, pastaj a i mbulojnë dhe a e tregojnë qarkullimin real të të hollave të gatshme, si dhe a e mbajnë dokumentacionin financiarë", thuhet në sqarimin e DAP-it.
Megjithatë, ata që u gjobitën dhe iu mbyllën dyqanet janë të revoltuar. Nuk dëshirojnë të flasin para kamerave, por akuzojnë për një betejë selektive dhe thonë se pushteti gjeti mënyrën si ta mbush buxhetin. Ata thonë se për disa shqiptohen dënime rigoroze edhe për shkeljen më të vogël. Për akuzat e këtilla nga DAP thonë se krahas orvatjeve për presione dhe kualifikime me qëllim të qërimit lokal të hesapeve dhe përshkrimit politik dhe rajonal ose çfarëdo konotacioni tjetër për punën e shërbimeve tatimore, Drejtoria do të vazhdojë me mbështetjen e bizneseve legale dhe luftimin e ekonomisë gri dhe mos- pagesën e tatimeve. Natsha Stojanovska