Këshilltarët e PDSH-së braktisin mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Këshilli i qytetit të Shkupit edhe përkundër paralajmërimeve sot nuk shqyrtoi kërkesën e PDSH-së për të diskutuar për gjuhën shqipe dhe shkarkimin e drejtorit të NTP-së, Misho Nikollov lidhur me moszbatimin e gjuhës shqipe në ndërmarrjen e tij. Këshilltarët e PDSH-së me këtë rast thanë se ata që pengojnë përdorimin zyrtarë të gjuhës shqipe janë armiq të shqiptareve, ndërsa ata që u ndihmojnë atyre në këtë qëllim janë tradhtarë, duke aluduar në këshilltarët e BDI-së të cilët votuan të përmbajtur lidhur me kërkesën e PDSH-së për nisjen e këtij debati në këtë seancë.

"Ne si grup i Këshilltarëve të PDSH-së kemi qëndrimin tonë dhe mendojmë se gjuha është kryekodi i një etnie. Ta të cilët e trashin zullumin mbi një gjuhë, ajo bëhet edhe më e shenjtë dhe të gjithë ata të cilët mundohen ta mohojnë gjuhën e një populli janë armiq, por ata të cilët i takojnë asaj etnie të cilës lindë dhe u bashkëngjitet të tjerëve për mospërdorimin e gjuhës ndryshe nuk mund tju them, përveç që janë tradhtarë edhe me këtë rast PDSH, këshilltarët e saj e lëshojnë seancën dhe nuk marrin pjesë në këtë mbledhje", tha Idriz Orana, këshilltarë i PDSH-së në Qytetin e Shkupit.

"Iniciativa e koordinatorit të grupit të këshilltarëve të PDSH-së për ne është paradoksale dhe jo serioze për arsye se kur flasim për përdorimin e gjuhës shqipe, ndërsa ky person ka 4 vite e gjysmë në 95 për qind të rasteve ai vetë nuk e përdorë gjuhën shqipe edhe flet maqedonisht", deklaroi Qemal Musliu, koordinator i këshilltarëve të BDI-së në Qytetin e Shkupit.

Ndërkohë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski u arsyetua se implementimi i gjuhës shqipe nuk ka qenë në rend të parë pasi përparësi ka pasur gjendja financiare e ndërmarrjeve publike. Trajanovski mohoi njoftimet se ka pasur përplasje mes tij dhe këshilltarëve shqiptar lidhur me moszbatimin e gjuhës shqipe duke theksuar se qyteti i Shkupit vazhdon të punojë për zbatimin e ligjit sa i përket dygjuhësisë.

"Është bërë një përparim i madh dhe aksenti ynë kryesor ishte stabiliteti financiar i këtyre ndërmarrjeve publike, por normalisht ne e respektojmë edhe Ligjin për dygjuhësinë, po punojmë me këto ndërmarrje dhe në disa prej tyre kjo ka përfunduar. Ka ngelur edhe në disa institucione që ky proces të përfundojë dhe unë nuk do të dëshiroja që diçka që është disa për qind nga e gjithë kjo të jetë më me rëndësi për ndërmarrjet publike dhe qytetin e Shkupit", u shpreh Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Ndërkohë pas 4 ditë heshtjeje sot u prononcua edhe drejtori i Ndërmarrjes së Transportit Publik, Misho Nikollov. Ai sikur edhe para 8 muajve përsëri premtoi zbatimin e dygjuhësisë në transportin publik, ndërsa për zvarritjen e këtij procesi tani fajësoi shoferët e autobusëve, e jo si më parë kur fajin për këtë ia hidhte souftverëve.

"Softueri i tabelave elektronike të autobusëve urban është ndryshuar, tani ai ka mundësi të përdorë edhe gjuhën shqipe dhe kjo mund të vërehet edhe nëpër qytet. Mendojë se ka mbetur edhe pak kohë ...

Share This Video


Download

  
Report form