Thaçi: Maqedonia të lëshojë pe për emrin

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka ftuar institucionet që të lëshojnë pe në kontestin e emrit që ka me Greqinë dhe të mundojnë inkuadrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Komentet e Thaçit vijnë një ditë pas deklarimit të prerë të shefit të diplomacisë, Nikolla Poposki se zgjidhja e kontestit duhet të kërkohet në OKB dhe për bazë të ketë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

"Është definitivisht e qartë se këta nuk duan të kuptojnë se, ata që duhet të lëshojnë pe janë këta, nuk ka një nivel të barabartë mes Greqisë dhe Maqedonisë, Maqedonia duhet të lëshojë pe ose, ndryshe nuk mundë të zgjidhet ky problem", tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaci me këtë rast ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim se i ka përgatitur dosjen e fundit me emrin "Kreatori", ndërsa ka kërkuar nga komisioni për lustrim, që ta kryejnë punën e tyre si duhet.

"Nuk është çështje personale me ish ministrin apo ish drejtorin e shërbimeve por dua ta shpalos diçka tjetër që mundohet të fshihet. Dosjen dhe ndjekjen që ma kanë bë 2002-2006 ma ka bë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, nuk është ndonjë ish Jugosllavi apo komunistët xhelatët por janë xhelatët e ri që e kanë bë atë dosje,dhe fatkeqësisht ata janë në pushtet këto vitet e fundit dhe bëjnë pengesa që dosja të vij atje ku duhet", deklaroi Menduh Thaçi kryetar i PDSH-së.

Thaçi këto komente i bëri sot pas takimit me ambasadorin e Kroacisë Zlatko Kramariç. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form