TIRANE- Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe shefi i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Nadeem Ilah dhanë së bashku një konferencë për shtyp për situatën ekonomike në vend, e cila sipas tyre është e dobët, me borxhin publik mbi 70% dhe paraqitën masat që duhet të ndërmerren. Shefi i FMN u shpreh se "nuk ka hapësirë për ulje taksash".
Ministri i Financave në Shqipëri, Shkëlqim Cani, ka theksuar se situata makroekonomike në vend ndodhet në nivele kritike, ndërsa ka shtuar se për të normalizuar situatën nevojitet rritje e borxhit publik në nivelin 67%. Sipas ministrit Cani, pritet një rritje me e dobët ekonomike nga sa ishte parashikuar, duke realizuar një rritje ekonomike në 1.7% për vitin 2014.
Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, është shprehur se nevojitet konsolidim i financave publike, për të mundësuar një sistem të qëndrueshëm financiar, si dhe krijimi i një klime favorizuese për biznesin.
Në fjalën e tij, Ministri i i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, ka theksuar se situata e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, është pasojë e keqqeverisjes nga qeveria e kaluar, ndërsa ka shtuar se "do të nevojitet zbatimi i masave të parashikuara dhe realizimi i reformave, në mënyrë që vendi të rikthehet drejt rritjes së qëndrueshme ekonomike".