FIER - "Një qendër të re sociale, jo vetëm për të moshuarit fierakë, por për gjithë rajonin e jugut". Ky ka qenë premtimi i ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj gjatë vizitës së tij në Qendrën e të Moshuarve në Fier.
Ai zgjodhi këtë qëndër për të kaluar me banorët e saj, 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve.
Ministri Veliaj është shoqëruar nga kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, përfaqësuesit më të lartë të kompanisë AMC në Shqipëri, nëpunës të Bashkisë Fier, përfaqësues të institucioneve të tjera lokale, etj.
Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, Vasilika Mëngjesi i uroi mirëseardhjen ministrit, ndërsa kërkoi rrugë të tjera alternative për të përmbushur kërkesat e kësaj shtrese të shoqërisë.