Mungon aparati i dializës, 70 pacientë të Korçës "mbesin" rrugës

Report TV 2015-08-21

Views 0

Plot 70 pacientë nga qarku i Korçës, të cilët jetojnë falë dializës, duhet të bëjnë 3-4 herë në javë rrugën drejt spitalit të Elbasanit ose të Tiranës. Kjo pasi në këtë spital mungon aparati i dializës. Si pasojë të sëmurët duhet të bëjnë kilometra të tëra rrugë çdo javë, për të marrë shërbimin që i mban në jetë. Ndërsa një pjesë tjetër zgjedhin të udhëtojnë drejt Strugës për të marrë këtë shërbim, pasi u bie të bëjnë më pak kilometra rrugë.

Situata pranohet edhe nga drejtori i spitalit të Korçës, Ylli Qirinxhi, i cili thotë se problemi është prezent prej vitesh. Qirinxhi thotë se ka bërë të gjithë përpjekjet për vendosjen e një aparati dialize, por kërkesa nuk është marrë kurrë në konsideratë. Për të gjithë të sëmurët, spitali i Korçës merr përsipër shpenzimet e udhëtimit në spitalet e vendit ku ofrohet ky shërbim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS