Vdes në stol 87-vjeçarja e nxjerrë nga shtëpia, Totozani akuza Berishës

Report TV 2015-08-21

Views 2

Avokati i Popullit e ka dënuar rëndë sot, Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria "Berisha" për nxjerrjen e qytetarëve nga godinat e ish-pronarëve për njëanshmërinë e tij, për mungesën e balancës së vlerave, për plagët e rënda që është duke shkaktuar në shoqëri.

Nisur nga vdekja në stolin e rrethuar me kartona të një të moshuare në qytetin e Durrësit dje, nxjerrë nga shtëpia pikërisht për shkak të këtij akti, Avokati i Popullit ka reaguar sot për 87-vjeçaren që vdiq "në kushte aspak dinjitoze dhe të mjerueshme, e detyruar të kalonte ditët e fundit të jetës së saj në rrugë, pasi nuk mundi që edhe në këto ditë të kishte një banesë të sajën."

Nëpërmjet një deklaratë, Avokati i Popullit shprehet se «ka qenë vazhdimisht i preokupuar dhe i vëmendshëm për të parandaluar hyrjen në fuqi të një akti të tille normativ, që ngjalli shumë debate dhe që po sjell dita-ditës pasoja të rënda.

E kemi theksuar që në krye të herës se jemi tërësisht për respektimin e së drejtës së pronësisë, por në nje shtet social duhet të respektohet edhe e drejta e githkujt për të pasur një familje, një strehë.

Share This Video


Download

  
Report form