Ruli: Rama po ngjall panik për ekonominë, po fton krizën të vijë

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANË - Ish-ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka qenë i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në televizionin "A1 Report". Diskutimi mes ish-ministrit dhe gazetarit dhe drejtorit të televizionit 'A1 Report", Ilir Babaramou përqendrua tek bojkoti i PD në Kuvend për shtyrjen e zbatimit të ligjit për "Statusin e Nëpunësin Civil", tek vendimet e para të qeverisë Rama, te gjendja e ekonomisë së vendit etj.

BOJKOT QË TË ARRIJMË TE KONSENSUSI
"Bojkotim për një veprim konkret, për shtyrjen me akt normativ të statusit të ligjit të nëpunësit civil. Ka qenë ligj, që është miratuar në formë konsensuale. Për rëndësinë që ka duhet patjetër që për çdo ndryshim, që do i bëhet, do kërkojmë me zë demokratik që nëpërmjet bojkotit të arrijmë konsensusin për ndryshimet që do i bëjmë këtij ligji", u shpreh Ruli.

MENDUAM SE RAMA NË MAJ MENDOI TA LINIM TË KALUARËN E POLITIZIMEVE PAS
"Tematika s'është e thjeshtë dhe zërat për nevojë teknike të ligjit janë dinakëri. Ligji në vetvete sjell konsensus të madh. Është domosdoshmëri që shteti shqiptar të krijojë administratën civile profesionale jopartiake. Ky vihet si kusht për integrimin nga BE", theksoi ish-ministri. "Çdo parti është në presionin politik të forcës që vjen: erdhe në pushtet të kam dhënë votën, do vend pune. A do dalim nga ky rreth vicioz, që nuk mbaron dhe do krijojmë një administratë të apolitizuar? Nëse në maj kishim në mend këtë gjë, që do kalojmë në një orbitë të re, se dhe koha tingëllon për këtë gjë, pse duhej të ishte kështu? U premtua nga Rama, që s'do preket administrata".

Share This Video


Download

  
Report form