Ish-zv/ministri i Energjitikës, Pajtim Bello ka qenë sot në mbrëmje i ftuar në studion e "A1 Report" për të analizuar situatën energjitike në vend.
"CEZ ka sot 271 milionë euro borxh, një borxh që s'ka qenë kurrë, një humbje 50% a më shumë. PD e ktheu gjithë CEZ Shpërndarjen në organizatë politike, emërime rrënqethëqse, pa asnjë lidhje me energjitikën. Të vinte turp t'i dëgjoje. Ish-fetar, drejtor i shpërndarjes së një qarku meqë kreu i PD dhe vinë këto rezultate që po flasim", theksoi Bello.
Sipas tij, "ERE duhet të përcaktonte përgjegjësitë e dështimit. Ende nuk dihet situata e kësaj kompanie dhe ndërkohë që flasim Seit Dollapi ripropozoi një privatizim. Vetë Seiti si kryeadministrator, Ministria e Energjitikës nuk hodhën asnjë hap, që shteti të shkonte në gjyqin ndërkombëtar ku e ka hedhur CEZ. Edhe pse u përzgjodh një kompani për të na përfaqësuar askush s'u mor me këtë kompani".