Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, do të zhvillojë me datë 9, 10 dhe 11 tetor konkurset për të marrë në punë 7 pedagogë të rinj, në të tre departamentet e tij: e Drejtë Publike, e drejtë Penale dhe Civile.
Ish zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, pas largimit nga pushteti kanë nisur të kërkojnë vende të reja puna. Dhe duket se profesioni i pedagogur është mjaft i pëlqyer. Në fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, që sot, nesër dhe pasnesër, zhvillon konkurset për marrjen në punë të 7 pedagogëve me kohë të plotë, listat janë të mbushura me ish zyrtarë të Lartë të Partisë Demokratike e deputetë aktualë të kësaj force politike.