Tepelenë, koha e keqe i bllokon rrugën banorëve të Kurveleshit

Report TV 2015-08-21

Views 9

TEPELENE - Reshjet e dendura të shiut në 48 orët e fundit në jug të vendit, kanë krijuar jo pak probleme në infrastrukturën rrugore sidomos në rrethin e Tepelenës. Rruga, që lidh fshatrat e Komunës Kurvelesh, është bllokuar tërësisht nga inertet e rëna nga lartësitë duke izoluar kësisoj të tre mijë banorët e kësaj njësie vendore.

Janë gjashtë fshatra të cilat kanë filluar të ndiejnë mungesën e elementëve të parë të jetesës si pasojë e bllokimit të rrugës ku mjetet nuk qarkullojnë dhe në mungesë të tyre, vetë banorët, me vështirësi, qarkullojnë me kafshët e punës për të shkuar në Tepelenë për probleme të ndryshme qofshin këto shëndetësore apo sociale.

Nisur nga kjo situatë e pazakontë, komuna ka filluar të lëvizë për të liruar rrugën nga inertet. Një skrep ka filluar punën në orët e mëngejsit të së shtunës, për të cliruar të gjithë masivin inert në aksin që lidh Tepelenën dhe gjashtë fshatrat e kësaj komune.

Nuk është hera e parë që ky aks bllokohet nga masivet e inerteve pasi edhe në janar të këtij viti, banorët e Kurveleshit, kanë qëndruar të izoluar për gati një javë. Ndërkohë që shirat e dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar probleme në infrastrukturën rrugore edhe në Komunat e tjera të Tepelenës si në Lopës, Qesarat, Buz dhe Luftinjë.

Share This Video


Download

  
Report form