Gjobiten dhjetëra dyqane në Tetovë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Dhjetëra dyqane në Tetovë janë gjobitur ndërsa një është mbyllur nga inspektorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike të cilët në bashkëpunim me trupin koordinues të qeverisë për mbrojtje të pronësisë intelektuale konstatuan parregullsi gjatë kontrolleve të kryera. Gjoba e përgjithshme që sot iu është shqiptuar firmave arrin mbi 10.000 euro, ndërsa veç kësaj, inspektorët kanë paralajmëruar edhe padi.

"Sot jemi këtu në Tetovë në bazë të paraqitjeve që kemi pasur për shkelje të të drejtës intelektuale dhe të drejtave autoriale. Janë kontrolluar dhjetë subjekte juridike ku janë hasur parregullsi në punë, me çka nga inspektorati i tregut dhe inspektorët e MPB janë marr masat e duhura ndërsa një objekt është mbyllur", tha Mite Kostov, Kryetar i trupit koordinues.

Pronarët e shumë dyqaneve me të kuptuar se inspektorët kanë dalë në teren, kanë mbyllur shitoret me qëllim që ti shmangen kontrolleve.

Disa nga qytetarët që pranuan të flasin aksionin por edhe për tregtimin e mallrave me emra të firmave të njohura thonë se janë përcaktuar për blerjen e tyre për shkak të çmimit të arsyeshëm.

"Më lirë janë falset", tha një banore.

"Personalisht për vete blej gjëra normale, firma të shtrenjta jo, firmat e shtrenjta nuk na i lejon buxheti familjar momentalisht", tha një banor.

Aksione të këtilla janë zhvilluar në disa qytete tjera të Maqedonisë perëndimore, ku janë shqiptuar dënime të mëdha, për shkak të shmangies së tatimit por edhe për të parandaluar tregtimin e prodhimeve false. Bashkim Sulejmani

Share This Video


Download

  
Report form