'Raporti i progresit po deformohet dhe nuk po lexohet drejtë, pushteti edhe kësaj radhe ia arriti qëllimit që të mbuloj turpin', kështu u shpreh kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimit me euro-ambasadorin Aivo Orav i cili i dorëzoi raportin e progresit. Sipas Thaçit, shumë shpejt do të zhvishet kjo politikë antishqiptare, anti-NATO dhe anti BE-së. Kreu i PDSH-së tha se nuk mban alibi se integrimin e Maqedonisë e bllokon Greqia, ky alibi është i pabazë dhe fsheh të gjitha problemet e brendshme me të cilat përballet vendi siç janë mungesa e lirive elementare, frikësimi që u bëhet mediave, kontrolli i plotë i gjyqësorit, lustrimi e të tjera.
"Bashkërisht me ambasadorin konstatuam se kemi një problem këtu që mesazhet që na vijën prej progres raportit dhe kryesisht prej gjithë bashkësisë ndërkombëtare, deformohen dhe nuk janë mesazhe të cilat realisht ashtu siç duhet lexohen. Gjendja dita ditës përkeqësohet, mendoj se qeveria ka arrit që disa pjesë të turpshme të trupit të vet ti mbuloj me tesha deri këtë vit, por vitin e ardhshëm besoj se kjo politikë e kësaj qeverie do të jetë komplet e zhveshur si politikë anti-NATO, anti-BE-së dhe si politikë antishqiptare", u shpreh Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Orav, raportin e progresit ia dorëzoi edhe kreut të social demokratëve Zoran Zaev. Me këtë rast kreu i LSDM-së Zoran Zaev ka theksuar se qëndrimet e LSDM-së korrespondojnë me ato të shumicës së qytetarëve të vendit, se nuk ka alternativ tjetër për Maqedoninë, përveç anëtarësimit në BE dhe NATO. Ndërkohë Partia Liberal Demokrate theksoi se Maqedonisë i është dhënë Raport pozitiv vetëm për shkak të këmbënguljes së Bashkimit Evropian për të mos hequr dorë nga Maqedonia.
"Gëzohemi që sërish kemi rekomandim, dhe kjo është mire. Kjo nënkupton se dikush është mik I këtij vendi. Ndërkohë që në brendi i nënvizojnë të gjitha dobësitë për të cilat siç dëgjuat edhe kryeministri pranoi se në të ardhmen do të angazhohen në mënjanimin e tyre. Kur pas rekomandimit të 5 do të flitet për liri të mediave, do të flasim për gjykim të drejtë dhe gjyqësor të pavarur. A nuk është për të ardhur keq që vendi jon të mos e publikoj numrin e administratës publike, prej kujt fshihemi? A dëshirojmë të jemi vend anëtare e BE-së", tha Zoran Zaev.
"Maqedonia mori Raport pozitiv me një fjali të thatë, që e deklaroi edhe euro komisioneri Fyle, në kuptimin 'Ne nuk i ngremë duart nga Maqedonia', dhe kjo është e gjitha, nuk pamë kompliment tjetër për Maqedoninë. Me fjalë të tjera, Bashkimi Evropian na mbajti orë mësimi për kulturë politike. Çfarë do të thotë dëbimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, çfarë është dialogu politik mes pozitës dhe opozitës, çfarë është dëbimi i gazetarëve", tha Nano Ruzhin, PLD.
Orav gjatë ditës së nesërme raportin do t'ia dorëzoj edhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti ndërkohë që më pas kreu i integristëve do të realizoj një takim edhe me ambasadorin amerikan Pol Uolers. Bedri Rexhallari