A1 Report - Basha: Opozita do kontribuojë për integrimin,Vuljaniç: Duhet kompromis

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Partia Demokratike dhe opozita janë të vendosura të kontribuojnë pozitivisht në kursin e gjatë dhe të vështirë deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha, pas takimit me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç. Basha tha se vizita e Nikola Vuljaniç në vendin tonë përkon me progres-raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Duke u ndalur tek progress-raporti i KE, kreu i PD tha se "ky progres-raport demonstron qartë se Shqipëria ka bërë përparime të ndjeshme dhe thelbësore në luftën kundër krimit, korrupsionit, reforma të gjithanshme kanë ruajtur stabilitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike, madje edhe rritjen ekonomike në vitin që shkoi, përkundër pseudo-diagnozave pesimiste që dëgjojmë çdo ditë në raport me gjendjen".

Basha është ndalur me tej në angazhimin e PD për të kontribuar në rrugën e Shqipërisë drejt hapjes së negociatave, ndërsa ëshët ndalur tek prishja e konsensusit për Aktin Normativ.

Share This Video


Download

  
Report form