DIBER- Krimi brenda familjes trondit sërish, duke shënuar rastin e dytë brenda 4 ditësh. Ne Gjirokastër burri vrau gruan më pas veten
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e familjes Ndreu të fshatit Palaman, të komunës Sllov, 25 km larg Peshkopisë kunati vrau kunatën me armë gjahu, dhe më pas veten.
Sipas policisë autori Lirim Ndreu, 28 vjeç vrau Valbona Ndreun, 35 vjeçare e cila ishte dhe nusja e vëllait të tij.
Skena e krimi ndodhi në dhomën e gjumit ku Valbona po flinte me djalin 4 vjeç.