Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë qëndruar sot në Prishtinë për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit ndërkombëtar Adem Jashari që llogaritet nga më modernit në rajon. Tre kryeministrat e janë angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ndër shtetëror, si vende fqinjë dhe mike. Kryeminstri turk, popullin e Kosovës, ai e ka cilësuar si popull vëlla. Ai ka premtuar ndihmën e vendit të tij për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma dhe organizata ndërkombëtare. Ai ka shprehur bindjen e tij se Kosova, e cila tashmë është njohur nga mbi 100 shtete, do të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Kurse dialogun që po zhvillojnë Kosova dhe Serbia, ai e ka parë në funksion të thellimit të paqes e stabilitetit në rajon. Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Kosova me zhvillimin e saj po bëhet një shembull admirues për gjithë rajonin. Ai ka folur me admirim edhe për kryeministrin turk, Erdogan duke e cilësuar atë si një mik të vërtetë të gjithë shqiptarëve. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar kryeministrat Erdogan dhe Rama, të cilët i ka quajtur vëllezër, që ishin udhëtarët e parë të Aeroportit të Prishtinës. Aeroporti i përuruar sot i është dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez "Limak & Çalik", në vitin 2010, për një periudhë 20 vjeçare. Terminali ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë ndërkaq kostoja e investimeve ka arritur në 130 milionë euro.
"Sa herë kur vizitojmë Kosovën ndihemi si në shtëpinë tonë dhe shohim përparime të vazhdueshme. Turqia e ka njohur Pavarësinë e Kosovës ndër shtetet e para dhe do të japë kontribut të vazhdueshëm për zhvillimin Kosovës. Sepse populli turk dhe shqiptarët e kosovës janë vëllezër, kemi kulturë të përbashkët me Kosovën. Shpresojmë të kemi bashkëpunim edhe në të ardhmen. Turqia i jep rëndësi sigurisë. Do të investojmë për të siguruar një paqe të qëndrueshme në Ballkan. Kosova do të antarësohet në institucionet euroatlantike ne do e mbështesim", deklaroi Recep Taip Erdogan -- kryeministër i Turqisë. Alsat-M