Mblidhet për herë të parë KEK Rama: Do shlyejmë borxhet

Report TV 2015-08-21

Views 0

Në mbledhjen e parë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur tek situata ekonomike e financiare në të cilën ndodhet Shqipëria, ndërsa ka vënë theksin tek rëndësia e zgjidhjes së problemeve që rëndojnë mbi sipërmarrjen. Në fjalën e tij, gjatë drejtimit të mbledhjes së parë, kryeministri Rama përshëndeti të pranishmit, dhe më tej u ndal tek puna konkrete e këtij Këshilli.

Kryeministri Edi Rama tha se, "Shqipëria duhet që krizën e ekonomisë dhe financave të veta ta kthejë në një oportunitet për ta kapërcyer duke dalë më e fortë".

Në fillim të mbledhjes, në dosjen e çdo anëtari të Këshillit është paraqitur një draft, i cili sipas kryeministrit pret sugjerimet e tyre, për t'u paraqitur më pas në qeveri.

Më tej, ne fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal tek borxhet dhe detyrimet e qeverisë ndaj biznesit, që duhet të shlyhen, ndërsa shtoi se lidhur me këtë situatë, qeveria e re po diskuton intensivisht me FMN dhe BB.

Share This Video


Download

  
Report form