A1 Report - Pukë, shkolla ku dha mësim Migjeni drejt degradimit

Report TV 2015-08-21

Views 19

PUKË - Shkolla muze ne qytetin e Pukes, ku dha mesim Migjeni, e shpallur monument kulture, po rrezikon te shkatërrohet si pasojë e lageshtirës që ka depertuar thuajse në gjithë mjediset e saj. Shkolla ku poeti i dhimbjes Millosh Gjergj Nikolla jeton sot me fotot, kujtimet dhe veprat e tij të ekspozuara në çdo cep të shkollës, e rrezikuar tashmë nga dy armiq të hershem; lagështia dhe moskujdesja për ta sjellë në gjendje normale.
Përgjegjësi i kësaj shkolle muze, Xhemal Meçi, thotë se ka bërë të gjithë hapat ligjor që ky institucion të kalojë nën juridiksionin e Ministrisë sëKulturës, por kjo e fundit, për mungesë fondesh, gjithnjë e ka refuzuar këtë kërkesë.

"Paraqitën disa mangësi në mirëmbajtjen e saj sidomos nga evitimi i lagështirës dhe nga rrezikimi i çatisë sepse janë amortizuar plotësisht sepse ka kaluar pothuajse 40 vjet. Duhet të jetë nën kujdesin më të madh të Ministrisë së Kulturës të cilës i kemi paraqitur të gjitha dokumentacionet për ta futur në kuadrin e muzeve me rëndësi të veçantë kombëtare. Megjithatë, Ministria e Kulturës s'na ka dhënë përgjigje", shprehet Xhelal Meçi, menaxher i shkollës muze.

Në këto kushte shkolla muze Migjeni, e shpallur monument kulture, po degradon dita ditës duke rrezikuar edhe madhështine e veprës së poetit të madh, Millosh Gjergj Nikolla.

Share This Video


Download

  
Report form