Incidentet ndëretnike në vend kanë zënë vend edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian. Në raport janë theksuar incidentet dhe u është rekomanduar institucioneve përkatëse që të punojnë më tepër dhe me më seriozitet që këto incidente të parandalohen. Megjithatë për opozitën nuk është e mjaftueshme vetëm konstatimi. PDSH-ja vlerëson se duhet punuar që aktorët e incidenteve të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.
"Ajo që shënohet dhe që mbetet përgjegjësi për të gjithë ne është se disa incidente që janë shënuar në të kaluarën, sidomos në shkolla të cilat kanë pasur edhe karakter ndëretnik në mes fëmijëve apo nxënësve, sidomos në mes nxënësve të komitetit maqedonas dhe shqiptarë të cilët kanë implikime të gjëra edhe në shoqëri në marrëdhëniet ndëretnike. Shënohet efikasiteti apo ndërhyrja e koalicionit qeveritarë që të mos zgjerohen këto incidente, mirëpo ajo që mbetet punë e përbashkët është që të evitojmë situatat e këtilla në të ardhmen për të krijuar një të ardhme më të mirë për rininë brenda vendit", tha Fatmir Besimi, zv/ kryeministër.
"Në raport përmenden incidentet ndëretnike, rrahja e nxënësve, Ju zv kryeministër a jeni interesuar ndonjëherë në qeveri që të shihni se ku ka mbërritur zbardhja e këtyre rasteve të rrahjeve të të rinjve shqiptarë. Ja t'ju rikujtoj se për çka bëhet fjalë. A jeni interesuar që këta huliganë të dalin para drejtësisë, që ky polic që nuk e ka krye punën si duhet të del para drejtësisë, që ata që udhëheqin me këto institucione që duhet të garantojnë siguri për qytetarët të dalin para drejtësisë. A jeni përkujdesur që autorët e rrahjes së këtyre fëmijëve të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar deri tani", u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.
Në këtë drejtim nga LSDM-ja përkujtuan vërejtjet që ndërlidhen me gjyqësorin, gjegjësisht pavarësinë e tij.
"Rekomandimi se duhet tu kushtojmë vëmendje më të madhe tolerancës ndër vete, incidentet që ndodhën mes bashkësive etnike të ndryshme, në terrenet sportive, ofendimet në baza fetare, krijimi i tensioneve gjatë ndërtimit të objekteve fetare..duhet seriozisht ti relaksojmë çështjet dhe të punojmë në këtë drejtim, në rast se dëshirojmë përparim të dukshëm", theksoi Oliver Spasovski, LSDM.
Edhe deputetë e mazhorancës u shprehën se nevojitet punë në teren për të parandaluar këto incidente.
"Mendoj se në të ardhmen duhet të gjithë ne duhet ët angazhohemi që të mos ketë diskriminim ndaj akujt në këtë vend, të mos ketë ofendime dhe tensione nëpër terrenet sportive, prej nga burojnë më shumë tensione mes të rinjve, të shohim se çfarë duhet ët bëjmë që ti parandalojmë. Tanimë ka disa hapa në këtë drejtim nga MPB-ja", tha Sillvana Boneva, VMRO-DPMNE
"Marrëveshja e Ohrit është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi. Pjesë dominonte e çdo raporti të progresit të KE-së për Republikën e Maqedonisë vend të veçantë dhe të rëndësishëm zë çështja e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend. Për ne si sub...