Maqedonia, 'shtet pa shtetas'

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

'Shtet pa shtetas', ky mund të jetë çmimi i status-kuos të procesit euro-integrues të Maqedonisë. Kështu u shprehën panelistët e tribunës së sotme në temën "Vallë status koja për emrin, a ka çmim?". Sipas Rizvan Sulejmanit, nëse Serbia dhe Shqipëria vazhdojnë rrugën e tyre drejtë BE-së dhe një ditë bëhen anëtarë të plotfuqishëm të Unionit Evropian dhe në rast se vazhdon tendenca e marrjes së pasaportave të këtyre shteteve siç ishte rasti me pasaportat dhe shtetësitë Bullgare, atëherë thënia e lartpërmendur do të jetë më shumë se realitet. Në këtë vij ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov tha se pos integrimit në strukturat euro-atlantike, nuk ka alternativë tjetër për Maqedoninë. Derisa Naser Ziberi theksoi se zvarritja e procesit thellon hendekun mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

"Ne nuk kemi zgjidhje tjetër pos të bëhemi anëtare të plotfuqishme të BE-së dhe NATO-s. Njëra është siguria politike siç është NATO-ja, e tjetra është siguria politiko-ekonomike të cilën e ofron BE-ja. Këto dy pjesë të pandashme nga sistemi i sigurisë kolektive na garantojnë mbijetesë dhe prosperitet përskaj të gjitha problemeve me të cilat përballemi", tha Stojan Andov, ish kryetar i Kuvendit.

"Fillimisht do të shkaktohet ndarje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sepse tek shqiptarët plebishitar është përcaktimi se duhet të bëhemi pjesë e BE dhe NATO-s, sepse atje i shohim vlerat, me perëndimin dëshirojmë ti ndajmë vlerat. E dyta Maqedonia do të izolohet. Maqedonia gjeografikisht i takon Evropës dhe jo Azisë, Kinës, Azisë së vogël dhe vendeve tjera që u përmendën. Kjo është përparësia se pse ne dëshirojmë të jemi me Evropën sepse gravitojmë atje", u shpreh Naser Ziberi, ish deputet.

Për profesoreshën Vankovska është me rëndësi që të ndërtohet një konsensus i përbashkët shtetëror dhe jo subjektet politike në pushtet ët veprojnë krye në vete. Sipas saj Ali Ahmeti në qeverinë aktuale ka pozicionin e kryeministrit nën hije, andaj nuk mund të amnistohet rreth ngecjes së procesit euro-integrues. Ndërsa Ismet Ramadani tha se sikur të shfrytëzohet shansi në vitin 2008 Maqedonia tani do të ishte pjesë e NATO-s.

"Shteti serioz në politikën e jashtme flet me një zë. Ka politikën e saj të jashtme shtetërore. Te ne shihet qartë se nuk kemi një politikë të tillë, andaj edhe marrim mendime të ndryhem. Vallë është ai ministri Popovski nga njëra anë dhe ministri nën hije Artan Grubi në anën tjetër, njëri thotë male, tjetri fusha, njëri thotë jemi larg, tjetri thotë jemi afër", tha Biljana Vankovska, profesor universitar.

"2008 ka qenë shansi më i madh dhe më i mirë që Maqedoninë të zgjidh edhe çështjen e emrit edhe të bëhet anëtare e NATO-s, respektivisht të merr ftesën për anëtarësim në NATO. Ky është samiti i Bukureshtit. Vetëm 4 muaj para se të mbahej Samiti i Bukureshtit në një takim joformal me Xhimi Shej, funksionar shumë i lartë, duke pirë kafe e pyes, si i kemi realisht shans të bëhemi anëtar të NATO-s. Në qo ftese këto katër muaj nuk bëni ndonjë budallaki, është ...

Share This Video


Download

  
Report form