Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve në Korçë dhe hetim të plotë të tyre. Kjo pas denoncimit në emisionin "Fiks Fare" në Top Channel mbrëmjen e së hënës (4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve) të blerjeve të votave të studentëve korçarë nga PS.
Deklaratën publike në emër të PD e ka bërë ish-ministri i Drejtësisë dhe anëtari i kryesisë së PD, Eduard Halimi, i cili ka dalë pak minuta pas denoncimit televiziv për të shpallur qëndrimin e partisë që përfaqëson.
"Fakte tronditëse në sytë e gjithë shqiptarëve. Për vjedhjen e zgjedhjeve, manipulimin, se si zyrat e PS paguanin 20 mijë lekë për çdo votë. Me zë dhe figurë u kapën pagatorë duke shpërblyer votën. Zakoni i keq i socialistëve me sa duket vazhdon. Denoncimi i "Fiks Fare" e sheh si mall që duhet blerë. Ky denoncim dhe pohimi me zë në zyrat e PS në Korçë se kjo metodë dhe klientëve të saj financues u përdor edhe në Korçë", tha Halimi.