A1 Report - SHBA të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey

Report TV 2015-08-21

Views 0

Një burrë ka hapur zjarr, duke qëlluar me armë brenda një Qendre Tregtare në Paramus, në New Jersey, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas, qendra tregëtare që ndodhet në një lokalitet kyç të tregtisë në zonën metropolitane të New Yorku-ut, është evakuuar dhe nga ky sulm nuk rezulton të ketë asnjë të vdekur apo të plagosur.

Sipas mediave lokale, autoritetet e vendit mendojnë se ky person duhet të jetë larguar më pas nga ambjentet e kësaj qendre, e cila ka gati 300 dyqane. Dëshmitarë në vendngjarje thonë se personi i armatosur ishte i veshur me të zeza dhe mbante një kaskë motorri në kokë. Bëhet fjalë për një 20-të vjeçar, i quajtur Richard Shoop, i cili punonte në një restorant.

Gjithashtu, policia ka bërë një kërkim të imtësishëm edhe në shtëpinë e këtij personi, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij, ndërsa vijojnë kërkimet.

Kanë qenë punonjësit e dyqaneve që kanë lajmëruar policinë, pasi kishin dëgjuar disa të shtëna brenda Westfield Garden State Plaza Mall në Paramus, rreth orës 21 me orën lokale, pak përpara mbylljes së kësaj qendre.

Paniku është përhapur menjëherë tek punonjësit dhe tek klientët që ndodheshin aty, ndërsa personi që hapi zjarr ka qëlluar edhe ndaj kamerave të sigurisë.

Ndërkohë që janë akoma në memorien e gjithsecilit, imazhet e ngjarjes tragjike të sulmit që ndodhi në Qendrën Tregtare në Nairobi të Kenias, ku në muajin shtator, humbën jetën 67 persona.

Share This Video


Download

  
Report form