A1 Report - Arvizu: Disa gjyqtarë sinqerisht duhet të ishin në burg tani

Report TV 2015-08-21

Views 0

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu nxit gjyqtarët të japin vendime të drejta kurajoze të mbështetura tek ligjet dhe provat.

Në simpoziumin mbi etikën e gjyqtarëve në hotel "Sheraton" Arvizu nënvizoi se qeveria e SHBA-së dhe ambasada Amerikane këmbëngul dhe jep gjithë mbështetjen e saj për një sistem gjyqësor të pavarur dhe se të gjithë gjyqtarët të cilët japin vendimeve të drejta dhe kurajoze të mbështetura tek ligjet dhe provat nuk do të jenë vetëm.

Ambasadori tha se në sistemin gjyqësor të Shqipërisë të gjithë e dinë se ka gjyqtarë të korruptuar të cilët duhej të ishin në burg tani dhe nënvizoi se është e rëndësishme që i gjithë sistemi gjyqësor të mos shihet i tërë si korruptiv, por vetëm ata individë që janë të tillë.

"Në një shtet funksional, nuk ka gjë më të rëndësishme se një gjyqësor i lirë e i pavarur. ...Duhet të keni kurajo t'i qëndroni trysnive të ndërmeni vendime bazuar në ligj dhe prova, dhe më e vështira të keni kurajon të çrrënojsni korrupsionin. Eshtë e rëndëishme që gjithë sistemi gjyqësor të mos shihet i tëri si korruptiv, por vetëm ata individë që janë të tillë". Edhe presidenti Nishani pranoi se në sistein gjyqësor ka gjyqtarë të korruptuar dhe nënvizoi rëndësinë e marrjes së hapave konkretë në konsolidimin e këtij sistemi por dhe në promovimin e rasteve pozitive.

Share This Video


Download

  
Report form