A1 Report - Tiranë, banorët ankohen për godinën 8-katëshe pas tregut çam

Report TV 2015-08-21

Views 1

Një ndërtim 8-katësh, mbi një sipërfaqe prej 300 metrash katrorë është kthyer në makthin e banorëve të lagjes "Shyqyri Bërxulli", në mes të Tiranës. Ndërtimi, i cili ndodhet pas tregut Çam, është pa leje dhe ka nisur të ngrihet në vitin 2010 në vend të një vile dykatëshe.

Pas ankesave të banorëve Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik, në shkurt të vitit 2010 ka nxjerrë një vendim për prishjen e ndërtimit që ishte bazament pilotash. Ndërsa në korrik të 2011 Inspektoriati thotë se ndërtimi s'mund të prishet pasi rrezikon jetën e banorëve.

"Zbatimi i vendimit për prishjen e objektit bazament pilotash, ndaj subjektit Arben Nuriu, ju bëjmë me dije se nuk është bërë nga INU-ja, për arsye se prishja e këtij bazamenti do të sillte humbje qëndrueshmërie të truallit përreth, si rrjedhim edhe të objekteve përreth duke rrezikuar jetën e banorëve. Në këtë situatë ne po marrim masat për mbylljen e gropës", - është përgjigja që Florenc Hoxha, u ka kthyer këtyre banorëve.

Share This Video


Download

  
Report form