Emërimi i drejtores së re në shkollën fillore "Mirçe Acev" në fshatin Lisiçan të Komunës së Pllasnicës është bërë mollë sherri mes banorëve lokal të cilët tani më 5 javë po bojkotojnë procesin mësimor. Banorët janë ndarë në dy pjesë. Një grup i banorëve të cilët janë kundër emërimit të drejtores Selma Saitoska, kanë bllokuar hyrjen e shkollës dhe nuk i lënë fëmijët dhe mësuesit të hyjnë në shkollë. Grupi tjetër i banorëve proteston para Komunës, me kërkesë që autoritetet ti largojnë protestuesit tjerë para shkollës, që këta të fundit të mund ti dërgojnë fëmijët në shkollë.
"Ne jemi mbledhur këtu me një qëllim të vetëm që ti informojmë institucionet e shtetit, kryetarit të komunës që ky problem sa më shpejt të jetë e mundur të tejkalohet pasi ne dëshirojmë, gjegjësisht prindërit e Lisiçanit që fëmijët tanë pa pengesa të ndjekin mësimin pasi kjo e drejtë na është pamundësuar nga një grup i bashkëfshatarëve tanë po e bëjnë një gjë të tillë, kurse qëllimet e tyre janë mirë të njohura", tha Nebija Fazlioski, organizator i protestës para Komunës se Pllasnicës.
Kryetari i Komunës së Pllasnicës, Ismail Jahoski thotë se emërimi i drejtorit të ri është e drejtë e tij e garantuar me ligj. Ai rikujtoi banorët e Lisiçanit se drejtori i deritanishëm në detyre ka qenë për 8 vite dhe atij tani më i ka skaduar mandati.
"Nga një grup i banorëve të fshatit Lisiçan dhe jo prindër të fëmijëve të asaj shkolle, kur të shkoni do ti shihni, të manipuluar dhe të cilët nuk dinë pse protestojnë, ju duhet ti pyesni, ata nuk e dinë pse janë aty. Ata thjesht kanë uzurpuar shkollën d.m.th ne parashtruam një kërkesë deri tek MASH-i dhe inspektorati i saj dhe ata na urdhëruan që të emërojmë drejtor me procedurë të shpejtë dhe ne e bëmë këtë, sipas ligjit, por mbrëmë ndodhi një incident kur ish drejtori dhe i riu shkuan të realizojnë pranim-dorëzimin e postit, ata u sulmuan fizikisht", tha Ismail Jahoski, kryetar i Komunës së Pllasnicës.
Ndërkohë prindërit që sot protestuan para shkollës thonë se kryetari i komunës në mënyrë kundër ligjore po tenton të emëroj drejtor të ri dhe me këtë shkollën e tyre ta transformojë në periferike.
"Bojkoti shpërtheu pasi kryetari i komunës nuk respekton vullnetin e banorëve të Lisiçanit pasi qëndrimi ynë është i qartë, ne dëshirojmë që drejtor të mbetet Sami Qemail, drejtori i deritanishëm dhe banorët e fshatit me emërimin e një drejtori nga fshati i tij frikësohen që kjo shkollë, nga shkollë qendrore do të transformohet në periferike", u shpreh Enver Nureski, protestues para shkollës ne Lisiçan.
"Banorët e fshatit kërkojnë që drejtori të jetë i Lisiçanit pasi vlerësojnë se me këtë do të mbrojnë shkollën nga kërkesa e kryetarit të komunës deri në Ministri që kjo shkollë të transformohet në periferike", tha Sami Qemail-ish drejtor i SH.F "Mirçe Acev".
Në komunën e Pllasnicës, gjegjësisht në fshatin Lisiçan procesin mësimor e ndjekin 127 nxënës në Shkollën Fillore 'Mirçe Acev'. Banorët thonë se për rastin në fjalë kanë informuar edhe Mini...