Rama në 'Rruga drejt', nevojitet konsultim për pasaportat

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Gjatë qëndrimit të tij në Shkup, kryeministri shqiptar Edi Rama ishte mysafir edhe në emisionin "Rruga Drejt" në Alsat. Në intervistën e tij për televizionin Alsat, Rama mes tjerash deklaroi se çështjen e pasaportave për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, do ta shqyrtojë në dialog mes shqiptarëve në rajon dhe me Bashkimin Evropian. Intervistën e plotë të kryeministrit Rama në kuadër të emisionit Rruga Drejt do të mund ta ndiqni sonte në Alsat me fillim nga ora 20:45.

"A ndryshon qasja e juaj si kryeministër i Shqipërisë, nga ajo që kishte z. Berisha paraprakisht, që miratoi një ligj për pajisjen me pasaporta shqiptare të të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë?", pyeti Muhamed Zekiri, drejtues i emisionit.

"Unë kam po atë qasje që kam pasur, që kjo nuk është çështje që Shqipëria apo Qeveria e Shqipërisë mund ta trajtojnë në mënyrë të përveçme apo ta vendosin unilateralisht, kjo është një çështje që kërkon një trajtim të gjerë përmes dialogut, jo vetëm mes shqiptarëve në të gjithë rajonin, por edhe mes nesh Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, sepse fundi fundit stacionin që e kemi përcaktuar bashkërisht si shqiptarë, si serb, si maqedonas, si malazez si boshnjakë, është Bashkimi Evropian", deklaroi Edi Rama, kryeministër. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form