Një raport mjeko-ligjor zvicerian ka zbuluar se ish-lideri palestinez Yasser Arafat u helmua. Arafat vdiq në vitin 2004 nga poloniumi radioaktiv.
Një skuadër ekspertësh zhvarrosi eshtrat e Yasser Arafat në qytetin e Ramallah, nëntorin e kaluar dhe morri mostra të ndryshme për të kërkuar shenja helmimi.
Tashmë, pas zbulimit të këtij lajmi, palestinezët akuzojnë izraelitët si fajtorë të vrasjes së liderit të tyre.
Por qeveria izraelite ka mohuar se ka pasur rol në vdekjen e Arafat duke thënë se ai ishte një 75 vjeçar dhe kishte një mënyrë jetese jo të shëndetshme.
Një investigim i televizionit Al Jazeera vitin e kaluar raportoi për shënja poloniumi në sendet personale të Arafat të cilat iu dhanë gruas së tij nga spitali ushtarak francez ku ai vdiq.
Prof. David Barclay, një shkencëtar mjeko-ligjor, tha për Al jazeera-n se shenjat e gjetura në eshtrat e Arafat konfirominin rezultatet e gjetjeve të mëparshme në të mbrendshmet, furçën e dhëmbëve dhe rrobave të tij.
Pasi u sëmur në tetor të vitit 2004, Arafat shfaqi simptoma gastroenterit, diarre dhe të vjella. Fillimisht zyrtarët palestinezë thanë se ishte thjesht një virus.