A1 Report - Avokatja e Berishës mbrojtësja ligjore e pallatit të Bashës

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE-Avokatja e familjes Berisha, nuk është banore rastësore e kompleksit "Jon" që tashmë diskutohet për tu prishur nga INUK. Erinda Ballanca, ka një lidhje shumë të ngushtë me kompaninë "G.B.A Konstriksion" pasi ka mbrojtur në gjykatë të gjitha proceset gjyqësore të saj.Dhe një gjë të tillë e ka bërë më së miri në kundërshtimin e vendimit të INUK që pezullonte punimet në kompleksion "Jon".

Erinda Ballanca, avokatja e ish-kryeministrit Sali Berisha që pretendon se ka pronën e saj në kompleksin "Jon", i cili u rrethua nga forcat e INUK, ka një lidhje shumë të ngushtë me kompaninë "G.B.A Konstruksion" që ka kryer punimet në pallatin e vjehrrit të Lullzim Bashës.

Në të gjitha betejat ligjore që kjo kompani ka kryer me subjekte të tjera por edhe veprime të ndryshme ligjore, Ballanca ka mbrojtur ligjërisht kompaninë në fjalë dhe vetë dy pronarët e truallit Xhuvi Sharxhi dhe Xhafer Isufin. Një gjë e tillë, vërtetohet më së mirë në një proces gjyqësor ku "G.B.A Konstruksion" ka paditur Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, që në vitin 2011 ka pezulluar për dy muaj më rradhë punimet në kompleksin "Jon".

Share This Video


Download

  
Report form