A1 Report - Mirditë, aksion kundër prerjes së pyjeve, postblloqe në mbarë vendin

Report TV 2015-08-21

Views 0

Nis aksioni për ndalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në të gjithë vendin. Ministria e Mjedisit nis aksionin nga Mirdita, ndërsa janë ngritur postblloqe në të gjithë vendin.

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka nisur aksionin për ndalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në të gjithë vendin.

Në bazë të një plani masash për parandalimin e masakrës pyjore ka nisur kontrolli i të gjitha pikave të grumbullimit të lëndës drusore duke filluar nga rrethi i Mirditës.

Sipas Specialistit të Policisë Pyjore në ministrinë e Mjedisit, Genci Hoxha, janë ngritur postblloqe në të gjithë vendin, ndërsa vetëm gjatë muajit tetor ka patur 68 automjete të bllokuara me lëndë drusore.

Share This Video


Download

  
Report form