A1 Report - Lazarati, çifligu me kanabis në zemër të trafikut në Europë

Report TV 2015-08-21

Views 0

GJIROKASTER- Lazarati, fshati i kanabisit, në zemër të trafikut të drogës në Europë këtë herë është bërë objekt reportazhi për Agjencinë e lajmeve AFP.

Në reportazhin, i cili shoqërohet me foto, dhe titullohet "Albania cannabis fiefdom at heart of European traffic" tokat, quhen si çiflig, pra toka në pronësi të një personi apo grupe personash dominues ku çdo ditë shkojnë qindra gra fëmijë dhe burra për të punuar,ku mbizotëron kodi i heshtjes dhe ku policia e ka të pamundur të ndërhyjë për të vendosur ligjin.

"Çdo mëngjes të rinj, e të vjetër nga e gjithë vendi takohen me të dalë dielli në hyrje të fshatit të ngritur në faqe të malit, ku kundërmon ajri i kanabisit. "- kështu e prezantohet Lazarati në reportazhin e AFP-së para se të urohet "Mirësëveni në çifligun famëkeq të prodhimit të kanabisit në jug të Shqipërisë"

Sipas policisë ndërkombëtare, Shqipëria është bërë furnizuesi kryesor i marijuanës në Europë, shumica e së cilës vjen pikërisht nga Lazarati- ku 2 mijë banorët e këtij fshati, më ndihmën e punëtorëve mëditës prodhojnë rreth 900 ton marijuanë. Sasi e cila vlen 4.5 miliardë euro, afërsisht një e treta e GDP-së së Shqipërisë.

Share This Video


Download

  
Report form