Specialisti i ortopedisë u largua pa të drejtë nga puna

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Klinika duhet ta kthejë në punë mjekun Todor Noshpall dhe t'ia paguaj të gjitha rrogat e papaguara me normë interesi. Për Noshpallin pas 1.5 viti merr fund golgota nëpër procese gjyqësore par largimit të tij nga puna për shkak se gjoja kishte zbuluar fshehtësi shëndetësore, në të vërtetë bëhet fjalë për rastet kur ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov, u ndaloi pacientëve që vetë të blejnë materiale mjekësore dhe këtë ta bëjnë vetëm klinikat. Noshpall tani është angazhuar në një spital privat dhe thotë se në shëndetësinë publike do të kthehet vetëm me disa kushte:

"Duhet që gjatë momenteve të këtilla të rregullohen padrejtësitë që u bënë ndaj meje, megjithatë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Atë që e thash është se nuk jam vetëm unë ai që është i dëmtuar. Të dëmtuar janë para së gjithash pacientët e mi që pritnin për operacion, kurse ishin më tepër se 70, kështu që ky është një gabim, këtu ministri është ai që duhet të thotë, dhe të bëj diçka", deklaroi Todor Noshpall, specialist ortoped.

Televizioni Alsat M, sot kontaktoi me Rexhep Selmanin, drejtorin e Qendrës Urgjente në kuadër të së cilës është kjo klinikë, ai tha se nuk komenton vendimin e gjykatës. Në pyetjen drejtuar ministrisë së shëndetësisë, se a thua dikush do të mbajë përgjegjësi, dhe do të ketë sanksione për përzënien pa të drejtë nga puna, po ashtu nuk kishte koment. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS