TIRANË - Do të jetë Shqipëria vendi ku do të shkatërrohen armët kimike siriane apo jo? Përgjigja ka ardhur nga Pol Walker, në një deklaratë të bërë për Al Jazeerën. Drejtori i programit, të Green Cross International, Walker ka treguar se, të premten do të zyrtarizohet edhe vendi ku do të dërgohen armët kimike siriane dhe sipas tij, ky vend do të jetë Shqipëria.
Gjatë emisionit Stream në televizionin e Katarit, Walker ka qenë i ftuar bashkë me ekspertë të tjerë, të cilët bashkë me të janë shprehur skeptikë se, pse është zgjedhur Shqipëria si vendi ku do të shkatërrohen këto armë kimike.
Sipas Walker, "gjëja më e rëndësishme është që kudo që të bëhet ky procves, të jetë i sigurtë, çka do të thotë se nëse do të ndodhë shkatërrimi, kudo, në Shqipëri, Rusi, SHBA, apo në Indi, duhet të jetë i sigurtë".