A1 Report - Durrës, po priste predhën për skrap, vdes babai i tre fëmijëve

Report TV 2015-08-21

Views 1

DURRËS - Shpërthim në një banesë në zonën e ish-kënetës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, kur pronari i banesës ka qenë duke punuar me një gur fresibël, kur rastësisht ka prekur një predhë të vjetër e cila ka shpërthyer, duke i marrë jetën atij.

Mësohet se ai ka qenë duke e prerë predhën me qëllim pë ta shitur për skrap.

Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, shpërthimi ka ndodhur në banesën e Nikollë Frrokut, i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e shpërthimit të predhës së Luftës së Dytë Botërore.

Korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com më Durrës, Artur Korriku bën të ditur se, shpërthimi ka ndodhur në zonën e njohur si Skolia numër 5, tek ish-këneta.

Në momentin e shërthimit, 40-vjeçari Frroku ka qenë i vetëm në banesë. Ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.

Drejt vendit të ngjarjes kanë shkaur uniformat blu që kanë nisur hetimin në lidhje me këtë shpërthim.

Share This Video


Download

  
Report form