A1 Report - Dita botërore e diabetit, në Shqipëri mbi 120 mijë të prekur

Report TV 2015-08-21

Views 9

TIRANE- Sot është dita botërore kundër diabetit. Në këtë ditë të gjithë komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë "pandemi"të re globale. Ndërkohë që tek Parku Rinia do të bëhet falas matja e glicemisë që evidenton nëse je i sëmurë me diabet.

Prof. Assoc. Florian Toti, President i Shoqatës së Diabetit në Shqipëri thotë se diabeti është një sëmundje kronike me kosto të lartë sociale,shëndetësore dhe ekonomike.

Diabeti ka kosto të lartë sociale, sepse diabeti nuk prek vetëm një njeri, nëse ka një person në familje me diabet e gjithë familja, komuniteti, preket dhe ndikohet në mënyra të ndryshme nga kjo sëmundje.

Në vendin tonë jetojnë afërsisht 62 mijë diabetike të njohur ose 2.7% e popullsisë adulte. Numri duhet të jetë 2-3 herë më i lartë pasi 24% janë të padiagnostikuar që do të thotë se në realitet shifra e përafërt e diabetikëve duhet të jetë 120-150 mijë.

Në vendin tonë shpenzimet për çdo person me diabet janë rreth 450 dollarë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për vitin 2012,në botë jetojnë 371 milion njerëz me diabet,ose 8.3 % e popullsisë së botës vuan nga diabeti.

Share This Video


Download

  
Report form