A1 Report - Tiranë-Durrës, makina del nga rruga, 2 të vdekur, 1 i plagosur

Report TV 2015-08-21

Views 6

DURRËS - Tiranë- Durrës, teksa automjeti tip "BMË seria 5", me targa CZ 442B J, që drejtohej nga shtetasi Artur Ziu, 50 vjeç, banues në Durrës, ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit, Flamur Muka, 45 vjeç, dhe Muhamed Buzi, 65 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë edhe drejtuesi i mjetit. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Burime pranë policisë pohojnë se shkak i këtij aksidenti të rëndë të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa uniformat blu të Durrësit kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

Share This Video


Download

  
Report form