TIRANE- Atë që shqiptarët nuk bëjnë dot me gjuhën shqipe, e bën një kinez. Kryeministri Rama tregon përvojën e tij me një dokument të dorëzuar nga ambasada kineze, e cila ishte shkruar me një gjuhë shqipe perfekte dhe pa asnjë gabim ortografik.
"Është një eveniment i veçantë që lidhet me gjuhën dhe kulturën kineze por unë dua ta filloj me gjuhën shqipe. Duke rimarrë diçka nga fjala e rektorit që tha se në Kinë është një fakultet i gjuhës shqipe i cilësisë së parë, dua tju treguar një episod të vogël të marrëdhënieve me ambasadorin i cili erdhi një ditë në zyrën time dhe solli një dokument shqip në emër të qeverisë kineze. Ishte një dokument rreth 4 faqe.
Më bëri përshtypje se nuk kishte asnjë gabim ortografik dhe mendova se kishin një redaktor të shkëlqyer shqiptar në ambasadë, dhe kjo përkonte me atë kohë kur unë bashkë me kolegët po diskutonim për përfshirjen e redaktorëve në gjuhën shqipe në kryeministri dhe ministri sepse një shkresë të atillë shteti shqiptar nuk e prodhon dot kurrë për nga korrektësia e gjuhës shqipe. E pyeta kush e ka shkruar dhe më tregoi me gisht atë djalin që është aty mbrapa. Kështu që mesiguri sot për sot kush do ta studiojë gjuhën shqipe gjerësisht dhe thellësisht dhe ta shkruajë atë në mënyrë tërësisht korrekte të shkojë në Pekin"
Dokumenti prej 4 faqesh nuk kishte asnjë gabim ortografik dhe mendova se kishte një redaktor të shkëlqyer shqiptar në ambasadë. Kjo përkonte kur ne po diskutonim për praninë e redaktorëve të gjuhës shqipe nëpër ministri. Një shkresë të atillë shteti shqiptar s'e prodhon dot kurrë dhe e pyeta kush e ka shkruar atë, dhe më tregoi me gisht atë djalin që e ka shkruar. (Një punonjës kinez në ambasadën kineze i cili merret me përkthimin). Prandaj kush dëshiron ta studiojë gjuhën shqipe gjerësisht e thellësisht duhet të shkojë në Pekin" tregoi kryeministri.
Gabimet ortografike me të cilat hartohen dokumentet shtetërore janë tepër shqetësuese dhe pak kohë më parë nxitën kryeministrin Rama për të ndërmarrë inisiativën e emërimit të redaktorëve të gjuhës shqipe në çdo ministri.