Zgjatet pushimi i lindjes?!

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Ndryshimet e fundit në ligjin për marrëdhënie pune parashikojnë rritjen e pushimit të lindjes, me tre muaj të tjerë, të cilat do të jenë pa pagesë, ndërkohë që të drejtën e shfrytëzimit të tyre, mund ta ketë edhe bashkëshorti, përveç nënës së foshnjës. Gjatë këtyre tre muajve prindi i cili do të vendosë të shfrytëzoj këtë pushim, nuk do të marrë pagë, por do t'i paguhen vetëm kontributet shëndetësore, madje nga ministria e Shëndetësisë. Ndryshimet, ndonëse u pranuan në këtë fazë edhe nga LSDM-ja, nuk i shmangu dyshimet e deputetëve opozitar se ndryshimet janë mashtrim politik. LSDM-ja tha se do të bëj përpjekje për bllokimin e ligjit të ri, me amendamente, me dyshimin se partia në pushtet synon të fitojë pikë politike. LSDM-ja po ashtu, dha alarmin e kundër-efektit që mund të kenë këto ndryshime, ç'motivimin e qytetarëve. Një pushim lindjeje që zgjat 12 muaj mund t'i bëjë punëdhënësit të mos i rimarrin më në punë nënat.

"Përveç pushimit të rregullt të lindjes, fitohet e drejta e shfrytëzimit edhe të tre muajve shtesë, të cilët vërtet janë pa pagesë, megjithatë do të mbulohen nga ministria e shëndetësisë për sa i përket mbrojtjes shëndetësore. Ky është zgjerim i të drejtave dhe për këtë flet edhe fakti se prindërit vendosin vetë, nëse duan apo jo ta shfrytëzojnë këtë të drejtë", deklaroi Beti Kuzmanovska, VMRO DPMNE.

"Themi "po" si LSDM, do ta mbështesim këtë ligj, megjithatë do të kërkojmë hap para, rritje të këtyre të drejtave, me faktin që kjo e drejtë të vlej edhe për prindin tjetër, dhe për këto tre muaj të paguhen të gjitha kontributet nga ana e shtetit. Kjo është zgjidhja e vërtetë. Kjo zgjidhje megjithatë është një mashtrim populist i cili sjellë pikë politikë dhe nuk i përmirëson edhe aq shumë të drejtat e punëtorëve në këtë rast, grave nëna", deklaroi Cvetanka Ivanova, LSDM. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form