Ligji për taksitë, shoqata mbështet ndryshimet ligjore

alsatmtv 2015-08-21

Views 2

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski dhe përfaqësuesit e shoqatave të taksistëve sot i shqyrtuan dhe i sqaruan dispozitat e fundit të Ligjit për transportin në qarkullimin rrugor. Gjatë takimit të dyja palët vlerësuan se temat që gjatë ditëve të fundit i shqetësuan taksistët fare nuk paraqesin kërcënim për taksistët e ndërgjegjshëm dhe se ndryshimet e reja do të kontribuojnë për rend më të mirë në transportin me taksi në Shkup.

"Ndryshimet e ligjit i kërkuam për arsye se një numër i madh i taksistëve qëndrojnë dhe presin udhëtarë në rrugë, në bulevarde, para qendrave tregtare, në stacione të autobusëve. Qëllimi i këtij ligji është që ata të mos mund të qëndrojnë dhe presin udhëtarë në rrugë, por mund të marrin dhe të lënë udhëtarë. Do të thotë, flitet për kohë reale për të cilën ata mund të qëndrojnë në ato bulevarde", deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit. Alsat-M

Share This Video


Download

  
Report form