MPB-ja ankohet ndaj raportimit të Alsat rreth incidenteve

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Ministria e brendshme kritikon punën e ALSAT M për jo profesionalizëm dhe për nxitje të urrejtjes ndëretnike. Ministria e Brendshme ka dërguar parashtresë deri tek Këshilli i nderit i SHGM-së ku kërkohet që të dënojnë, siç thuhet qasjen joprofesionale. MPB-ja ka reaguar lidhur me lajmin e datës 19 nëntor që ka të bëjë me zbardhjen e incidenteve ndëretnike mes të rinjve nëpër autobusë.

"MPB vlerëson se informimi i TV Alsat M dhe gazetarit Valmir Kuçi më datën 19.11.2013 është tejet joprofesional, jo i saktë dhe ekziston rrezik i njëjti të nxit përhapjen e mos durimit ndëretnik. Në raportin me titull "MPB-ja zbardhi dy nga tre incidentet në autobusët e NPT-së", gazetari në fund konstaton "Identifikimi dhe kapja e vetëm adoleshentëve shqiptarë rrit edhe më shumë zërat për veprim selektiv dhe etnik të MPB-së".

Sipas MPB-së ky konstatim është i pabazë dhe paushal. Me të dëmtohet imazhi i Ministrisë dhe prishet besimi i cili me shumë mund është ndërtuar mes qytetarëve nga të gjitha grupet etnike. MPB të dyshuarit e veprave penale asnjëherë nuk i ka ndarë sipas bazës etnike sikur që nuk i ka ndarë mbi këtë bazë as qytetarët që ishin viktima dhe të dëmtuar. Çdoherë kemi pasur qasje jo selektive ndërsa ndarja e vetme që e bëjmë është nëse ndokush i respekton ligjet ose jo. Tezat që i promovon Televizioni Alsat janë serioze dhe të rrezikshme për bashkëjetesën dhe rrisin rrezikun për ndarje të mëtejshme dhe incidente", thuhet mes tjerash në parashtresën e MPB-së të cilën e kanë dërguar tek Këshilli i nderit i SHGM-së, nga i cili kërkon që të dënohet siç thuhet në komunikatë, qasja e tillë joprofesionale.

Por,Televizioni Alsat rikujton opinionin por edhe ministrinë e brendshme se raportimet për incidentet kanë qenë profesionale dhe gjithmonë të bazuara në deklarata të opinionit dhe të palëve të përfshira duke mos përjashtuar asnjëherë edhe njoftimet dhe deklaratat e drejtuesve të Ministrisë. "Identifikimi dhe kapja e vetëm adoleshentëve shqiptarë rrit edhe më shumë zërat për veprim selektiv dhe etnik të MPB-së. " Kjo fjali për të cilët flet Ministria e brendshme nuk është konstatim i gazetarit por i referohet reagimeve të shumta që kanë ardhur qoftë nga partitë politike apo subjektet tjera duke mos përjashtuar këtu edhe prindërit e fëmijëve viktima të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Sipas tyre, raste të rënda të rrahjeve që kanë përfunduar edhe me lëndime të rënda trupore kanë mbetur në sirtarët e policisë ose prokurorisë.

Televizioni Alsat ka përcjell reagime të ndryshme dhe ka ngritur çështjen e zvarritjes së procesit të zbardhjes së incidenteve të ndryshme që kanë ndodhur me nxënësit shqiptar, si ai sulmit me thikë ndaj 16 vjeçares Arlinda Bajrami nga Shkupi, e cila 9 muaj më parë ishte gërvishtur në fytyrë dhe kishte marr plagë tjera në trup. Gjithashtu asnjë epilog nuk ka as për sulmin ndaj 5 shqiptarëve në lagjen Aerodrom me 5 janar. Nga ana tjetër mbeten të lirë dhe të paidentifikuar edhe personat të cilët dy herë brenda këtij viti demoluan Sht...

Share This Video


Download

  
Report form