A1 Report - Flet vëllai i Fran Marashit: Të arrestohet vëllai im

Report TV 2015-08-21

Views 6

SHKODËR - Vëllai i Fran Marashit, njërit prej të arratisurve nga burgu i Drenovës, duke folur ekskluzivisht për gazetarin Elvis Nabolli, të A1 Report dhe Shqiptarja.com, ka deklaruar se, kërkojnë mbrojtjen nga policia nga ndonjë hakmarrje, pasi vëllai i tij nuk është i rrezikshmë. Gjatë deklaratës së tij jashtë kameras, Marash Marashi, ka deklaruar se, arratisja nga burgu është kryer me qëllim që të bëhet bujë e madhe dhe drejtësia të rihapë çështjet e tyre.

Ndërkaq situata duket e qetë për Policinë e Shkodrës, pasi nuk kanë marrë asnjë masë shtesë në rrugë, apo të jenë vendosur postblloqe. Gazetari Nabolli raporton se as në shtëpinë e Marashit dhe atë të Admir Tafilaj nuk ka efektivë policie.

"Arratisja është bërë për bujë, me qëllim për të sensibilizuar drejtësinë për rihapjen e çështjes. Vëllai im është i dënuar padrejtësisht dhe nuk ka pasur dijeni për proceset gjyqësore që kanë qenë në ngarkim tij", ka deklaruar Marashi për gazetarin Nabolli.

Vëllai i të arratisurit, Marash Marashi, thotë se i vëllai i tij është i pafajshëm. "Që në momentin që është ekstraduar nga Italia askush nuk e ka pyetur se çfarë ka bërë. Ai ka qenë 17 vjeç kur ka ndodhur ngjarja në Urën Vajgurore dhe nuk mundet të jetë personi kryesor dhe më i dënuari nga i gjithë grupi", thotë Marashi

Share This Video


Download

  
Report form