FIER- Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasje është regjistruar në aksin Levan-Vlorë.
Vasilika Petani, 60 vjeç, është goditur nga një autoveture, teksa po kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin.
Si pasojë e përplasjes 60-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe drejtuesi i mjetit e ka nisur me urgjencë në spitalin e Fierit, por e moshuara nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën qarkullonte mjeti.