Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një argjendari në qendër të qytetit të Fushë Krujës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35 minuta, ndërsa pronari i dyqanit të grabitur nuk ka bërë rezistencë.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, argjendaria e grabitur është në pronësi të Albert Bardhit. Personat e armatosur kanë qëlluar në ajër jashtë dyqanit, për të larguar njerëzit.
Ata kanë grabitur një sasi floriri dhe lekësh që ndodheshin në argjendari.
Aktualisht është bërë e ditur se, policia ka rrethua zonën me qëllim kapjen e grabitësve.
Bëhet e ditur se, nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje e rëndë.