A1 Report - Bora izolon komunat e thella në Pukë e Malësi e Madhe, në Kukës ngrica

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANE- Reshjet e borës kanë izoluar disa komuna të thella në Pukë dhe në Malësi të Madhe në veri të vendit. Probleme dhe në juglindje.

Në Malësi e Madhe janë të bllokuara Dukagjini dhe Vermoshi. Në rrethin e Pukës është bllokuar komuna Iballë e cila është dhe pa energji elektrike.
Mbrëmë nuk ka pasur reshje bore në zonat malore veriore. Kalohen me zinxhirë akset Fushë Arrëz-Pukë, Fushë Arrëz- Fierzë. Reshjet e denture dëbore, tashmë në të gjithë territorin e qarkut të Kukësit janë ndërprerë duke i'a lënë vendin ngricave, për shkak të temperaturave të ulëta që po e shoqërojnë rajonin very-lindor. Sipas të dhënave të marra nga shtabi I emergjencave civile, trashësia e dëborës në afërsi të tunelit të Kalimashit arrin në 10 centimetra, ndërsa në qytetin e Kukësit dëbora është shkrirë thuajse krejtësisht.

Ndërkohë në lartësinë e mbi 1000 metrave mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës arrin në rreth 30 centimetra, pavarësisht dëborës së rënë të gjitha akset rrugore janë të kalueshme, ndërsa në disa akse rrugore si Kukës -- Shishtavec, Kukës -- Arrën, Bushtricë -- Kalis, Shishtavec -- Borje e ndonjë tjetër është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS