A1 Report - 28 Nëntori, në Vlorë Nishani Rama dhe Meta. Mungon opozita

Report TV 2015-08-21

Views 7

TIRANE- Sot festohet 101 vjetori i Pavarësisë. Vlora, aty ku më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë, gjatë gjithë ditë është kryeqendra e festimeve dhe priti zyrtarët më të lartë të shtetit dhe përfaqësues të trupit diplomatik , si dhe politikanë nga Kosova.

Në orën 11:00 Presidenti i Republikës Bujar Nishani ngriti Flamurin dhe në këtë ceremoni morën pjesë dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa nuk ishte i pranishëm asnjë nga përfaqësuesit e opozitës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në Tiranë për të zhvilluar homazhe në "Varrezat e Dëshmorëve" .

Ata kanë kryer homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit për të nderuar burrin i cili 101 vjet më parë shpalli mëvetësinë e Shqipërisë. Pas ceremonisë kryetari i Parlamentit shqiptar Ilir meta dhe kryeministri Edi rama i kanë dhënë bashkë urimet për këtë festë dhe kanë shprehur angazhimin për ta çuar përpara drejt një Shqipërie europiane .

"Të gjithë shqiptarëve kudo që janë i urojmë për Festën e Pavarësisë" -- uroi kryeministri dhe kryetari i Parlamentit. Rama ftoi qytetarët të vijnë nesër në Tiranë për të festuar Natën e Bardhë.

Më pas axhenda e krerëve të shtetit është ndarë. Kreu i shtetit i shoqëruar nga zonja e parë dhe Kryetari i Bashkise Shpëtim Gjika i është drejtuar familjes së patriotit Osman Haxhiu për të nderuar kontributin e patriotit . Ndërsa ka falenderuar Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Nishani ka përcjellë dhe urimet për 101 vjetorin e pavarsise së shtetit shqiptar. Po ashtu kreu i shtetit është shprehur se ai do të ketë një orientim të vetëm të përfaqësojë vendin dhe t'i prezantojë sa më mirë .

Share This Video


Download

  
Report form