TIRANE- Unioni i gjyqtarëve në një zë me ish minisrin e Drejtësisë, deputeti i PD-së Eduard Halimi aludojnë se spekulantë po improvizojnë skena manipuluese që kanë për qëllim të nxijnë gjithë sistemin dhe minojnë besimin tek drejtësia.
Reagimet vijnë pas publikimit nga emisioni investigativ i "Fiks Fare" të një historie të korrupsionit në gjyqësor, nga shkalla e parë deri në shkallën më të lartë atë të Gjykatës së Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë. Një qytetar pagoi pesë milionë lekë për lirimin e secilit prej të afërmve të tij të cilët ishin arrestuar në 15 prill të këtij viti gjatë një proteste që ata bënë ndaj kompanisë së përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz 'BerAlb".
Gjatë denoncimit, doli dhe emri i kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori.