A1 Report - Dëbimi i shqiptares nga SHBA, policia do të rishikojë rastin Precetaj

Report TV 2015-08-21

Views 1

SHBA - Shtetasja Cile Precetaj e cila duhej të dëbohej nga SHBA ditën e martë refuzoi të paraqitej në 'Detroit Metro Airport' dhe deklaroi se do të priste që policia të vinte ta merrte për deportim në shtëpinë e saj.

Por, policia nuk u shfaq në derën e shtëpisë. Vonë gjatë ditës së martë, autoritetet amerikane të Emigracionit lajmëruan se kishin vendosur të rishikonin çështjen e Precetaj.

40-vjeçares nga Troi i Miçigan në Detroit i ishin dhënë 24 orë kohë për t'u paraqitur për dëbim në 'Detroit Metro Airport', ngjarja u kthye shumë shpejt në lajmin kryesor të ditës nëpër mediat kombëtare të cilat dolën në mbështetje të gruas.

Pasi mësoi se zyra e Emigracionit kishte vendosur të rishikonte rastin e saj, gruaja shpërtheu në lot gjatë një interviste për 'Good Morning America' në shtëpinë e saj. Gruaja u shpreh shumë e lumtur dhe se shpresonte që do ta lejonin të qëndronte për të rritur tre fëmijët e saj të lindur në SHBA.

Avokati i familjes, Andrew Johnson u shpreh se ky ishte vetëm hapi i parë, por shtoi se ende nuk e kuptonte se përse po dëbonin një grua me 3 fëmijë të lindur në SHBA.

Historia e 40-vjeçares fillon në vitin 2000, kur u largua për në SHBA që t'i shpëtonte të fejuarit të saj të dhunshëm. Gruaja hyri në mënyrë ilegale nëpërmjet pikës kufitare në 'Port Huron' në Kanada. Sapo kaloi kufirin, Cile iu dorëzua autoriteteve lokale dhe kërkoi azil. Ajo tregoi se e kishte të pamundur të lëvizte jashtë shtëpisë pasi kishte frikë se mos e rrëmbenin dhe e detyronin të prostituonte.

Share This Video


Download

  
Report form