A1 Report - Vlorë, Gjika: Të prishet, INUK dhe policia te pallati i "Bashës"

Report TV 2015-08-21

Views 20

TIRANË - Pallati i "Bashës", në Vlorë do të prishet brenda 5 ditësh nga makineritë e e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Ka qenë një letër e drejtuar INUK, nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, që ka paralajmëruar prishjen e këtij ndërtimi.

Vendimi është marrë nga qeveria, e cila ka kompensuar edhe banorët e këtij pallati. Ndërkaq që mëngjesin e sotëm, tek kompleksi "Jon", kanë mbërritur mjetet e INUK të cilat kanë nisur edhe prishjen e murit rrethues. Ndërkaq, Policia e Shtetit, nuk lejon asnjë person që të hyjë në ambientet e kompleksit "Jon". I pyetur nga gazetari i A1 Report, Arsen Rusta, nëse Lulzim Basha, kreu i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe dhëndërri i një prej pronarëve të pallatit në Vlorë, në lidhje me vendimin për shembjen e tij, ai tha se, kjo është një çështje juridike. "Çështje për të cilat pronarët dhe banorët kanë ndihma juridike. Ata kanë çfartë për të thënë për këtë rast". Mjetet e rënda të INUK po vazhdojnë prishjen e murit rrethues dhe të pishinës së pallatit të "Bashës". Korrespondeti i A1 Report dhe Shqiptarja.com në Vlorë, Armand Xhelili bën të ditur se, nuk ka asnjë banor tek pallati, duke mos bërë asnjë lloj rezistence. Ende nuk dihet se si, do të bëhet prishja e pallati të "Bashës", me anë të makinerive apo me shpërthim.

Share This Video


Download

  
Report form