A1 Report - Shpërthimet e Bankers Petroleum banorët bllokojnë rrugën Fier-Berat

Report TV 2015-08-21

Views 0

FIER - Vazhdojnë protestat e banorëve të komunës së Zharrësit në Fier, kundër shpërthimeve të kompanisë Banker Petroleum. Që nga mbrëmja e djeshme më shumë se 200 banorë kanë protestuar për shpërthimet që shkaktojnë tërmete.

Banorët gjatë paradites së sotme kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Berat, në shenjë proteste në lidhje me këtë ngjarje. Ata kanë djegur goma makinash duke bllokuar totalisht rrugën nacionale.

Ndërkaq, që banorëve të Zharrëzit, gjatë mëngjesit të sotëm u janë bashkuar edhe ata të Marinzës dhe Roskovecit.

Share This Video


Download

  
Report form