Nga nesër, 6 mijë persona juridikë e fizikë do t'i kenë të bllokuara llogaritë bankare, pasi nuk kanë shlyer në kohë kamatat dhe as nuk kanë kryer pagesën e kontributeve shoqërore. Ata kanë pasur kohë që nga muaji maj, deri në 1 nëntor për të bërë pagesat si për të gjetur modalitetet e pagesës me autoritetet bankare. Oferta për shlyerjen e kamatave dhe të pagesës vetëm të borxhit kryesor, vlente vetëm për kontributet e papaguara për sigurim social nga viti 2008 e këtej.
"Deri në muajin dhjetor, të hyrat burimore të Fondit janë rritur për 270 milion denarë dhe është përmirësuar likuiditeti i Fondit. Gjithashtu kemi ulje të deficitit dhe uljen e mjeteve në vitin 2013 të transferuara nga buxheti qendror, për shkak të volumit të rritur të të hyrave", tha Bekim Neziri, Drejtor i FSPM-së.
Borxhet e përgjithshme ndaj Fondit janë në vlerë prej 160 milionë eurosh, por pjesa më e madhe e parave nuk mund të paguhen pasi firmat janë likuiduar ose janë pasive. Sipas Nezirit, realisht mund të paguhen vetëm rreth 40 milionë euro, ndërkohë që më ketë fushatë Fondi Pensional do të grumbullonte rreth 8.3 milionë euro. Kjo shumë është paguar nga 766 obligues, prej të cilëve 547 janë firma, 59 avokatë, 127 bujq individual, 26 priftërinj dhe 7 hoxhallarë. Ata që nuk kanë paguar, tani po ballafaqohen me bllokim të llogarive bankare, ndërsa në mesin e tyre ka edhe klerik fetarë.
"Tek priftërinjtë dhe hoxhallarët, puna është akoma më e komplikuar. Një pjesë e tyre janë siguruar përmes institucioneve të tyre amë, pra përmes KOM-it dhe BFI-së, dhe në këto raste do të veprojmë në KOM dhe BFI. Ndërsa tek ata që janë të siguruar personalisht, apo që nuk kanë qenë siguruar fare për shkak të mungesës së interesimit për sigurimin pensional, atëherë ne si Fond nuk mund të bëjmë asgjë", u shpreh Bekim Neziri, Drejtor i FSPM-së.
Në mesin e atyre që nuk kanë paguar, janë edhe Ndërmarrja Publike "Pyjet e Maqedonisë" e cila ka një borxh prej 5 milion eurosh. Kjo do të përbëj rast të veçantë për shkak se borxhi do të paguhet nga qeveria. Në listën e 20 kompanive që kanë borxhe më të mëdha gjenden edhe disa ndërmarrje komunale por edhe disa kompani të njohura private si "Bargala" që kanë pasur borxh 3 milion euro, dhe që i kanë paguar. Rekord për nga shuma të pa paguara ka shënuar edhe kompania e ndërtimit "Mavrovë" që është në falimentim e sipër. Borxhi i saj është 8.5 milionë eurove. Pas saj radhiten Siltek- Sileks, Povardarie, Mashinopromet, Simogradba-Sileks etj. Natasha Stojanovska